Foto: Nisma Socialdemokrate/Facebook

Limaj: Zgjedhjet që po vijnë janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Parku i Blinajës është vendi ku Nisma Socialdemokrate ka mbledhur strukturën e partisë dhe aktivistët e degëve të saj në Drenas, Lipjan dhe Shtime.

Ky takim është organizuar si parapërgatitje dhe mobilizim për zgjedhjet.

Në postimin e Nismës Socialdemokrate, që në fund mban inicialet e kryetarit të saj, Fatmir Limaj thuhet se zgjedhjet e ardhshme, janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

“Te parku i jashtëzakonshëm i Blinajës me struktura dhe aktivistë të degëve tona nga Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Takime parapërgatitore dhe mobilizim i jashtëzakonshëm për betejat zgjedhore. Zgjedhjet qe po vijnë, nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta”, thuhet në postimin e Nismës Socialdemokrate.

Sipas fotografive të publikuara, ky takim është shfrytëzuar edhe për argëtim. Anëtarët e partisë dhe aktivistët kanë luajtur edhe futboll. Pjesë e lojës ka qenë edhe kryetari Limaj.