Lëshohet urdhërarrest për profesorin në lidhje me keqpërdorimin seksual të së miturës në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj mësimdhënësit të nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi nën dyshimin për dhunimin dhe keqpërdorimin seksual të së së cilës dje u arrestua polici V.V.

Ngjarja e cila tronditi opinion publik në Kosovë dyshohet se u parapri nga një ngjarje tjetër ku viktimë ishte e dëmtuara e mitur.

Në lidhje me këtë rast mediat raportuan se viktima e mitur kishte shkuar në polici për të raportuar ngacmimin e mësimdhënësit.

Lajmin për lëshimin e urdhërarrestit për mësimdhënësit për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Ibrahim Berisha.

“Mund të ju konfirmoj se është lëshuar urdhërarresti dhe kudo që mësimdhënësi të nxinet  do të arrestohet”, tha Berisha.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi dje se ka arrestuar rreshterin nga Drenasi në lidhje me dyshimet për dhunim dhe keqpërdorim seksual.