Prokuroria: Shumë shpejt do të ngritet aktakuza për skandalin e Drenasit

Në një prononcim për KALLXO.com, Ruhan Salihu, prokuror i rastit ndaj të dyshuarve për skandalin seksual me nxënësen nga Drenasi, ka deklaruar se Prokuroria i ka përfunduar hetimet dhe shumë shpejtë do të ngritet aktakuza.

“Asnjë nga të dyshuarit nuk e kanë pranuar veprën, ata janë munduar me u arsyetu. Kemi prova dhe besoj që shumë shpejt do ta ngritim aktakuzën”, ka deklaruar prokurori Ruhan Salihu.

Prokurori për KALLXO.com ka treguar edhe për arsyen e kërkesës për zbutjen e masës së sigurisë.

Ai ka thënë se arsyeja e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë ka qenë për shkak se Prokuroria i ka përfunduar të gjitha hetimet për këtë rast dhe se tashmë nuk ekziston rreziku i ndikimit të të dyshuarve në dëshmitarë.

https://kallxo.com/arsyet-e-lirimit-nga-paraburgimi-te-policit-dhe-profesorit-te-dyshuar-per-skandalin-seksual-me-nxenesen-nga-drenasi/

“Kanë ndryshuar rrethanat, së pari kanë përfunduar hetimet, nuk pres më asnjë hetim tjetër. Janë dëgjuar të gjithë dëshmitaret, kanë kaluar tre muaj që gjendet në paraburgim dhe dispozitat ligjore përcaktojnë se në momentin që pushojnë kushtet për të cilat caktohet masa e paraburgimit si masa më e rëndë atëherë të ndërpritet paraburgimi ose të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër”, tha për KALLXO.com prokurori Ruhan Salihu.

https://kallxo.com/gjykata-tregon-arsyet-per-paraburgimin-e-policit/