Leonora Jakupi falënderon Haradinajn për kthimin e eshtrave të babait në Kosovë

Në Akademinë Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, vajza e Qazim Jakupit, Leonora Jakupi falënderoi kryeministrin e Kosovës që e bëri të mundur kthimin e eshtrave në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur që pas 20 vitesh u kthyen në Kosovë që na kemi pritur kaq gjatë. Ju qoftë dheu i lehtë i Kosovës për të cilin kanë pritur shumë gjatë” tha Jakupi.

Në emër të bashkëluftëtarëve ka folur ministri  i FSK-së, Rrustem Berisha.

Ai tha se lajmin për humbjen e bashkëluftëtarëve së bashku me Agim Ramadanin.

“Ka ardhur koha që sot pas 20 viteve nga kalimi në amshim, ministri i mbrojtjes po nderohet dhe po kthehet në Prishtinë dhe Kosovë si shtet i pavarur dhe demokratik. Lajmin për humbjen e Qazimit e përjetuam bashkë me Agim Ramadanin. Tashmë ëndrra e të dy heronjve po bëhet realitet sepse edhe ushtria e vendit po bëhet” tha Berisha.

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Velani, pasi për 20 vjet kanë qenë të varrosura në Shqipëri.