Akademia për Ahmet Krasniqin | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria ndau rreth 30 mijë euro për rivarrimin e Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit

Qeveria ka ndarë 29 mije e 907 euro për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit të heronjve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Me kërkesë të ministrit Bedri Hamza, kabineti qeveritar ka vendosur ta shtyej për një ditë tjetër pikën e rendit të ditës për kompensimin e shtesave për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, Këshilli Prokurorial ka kërkuar që nga 800 euro sa është paraparë të behet kompensimi, të vendoset që të jetë 400 euro.

Mirëpo për ministrin e Financave, me rritjen e pagës për sistemin e Drejtësisë, ata tashmë marrin pagë më të madhe se sa në të kaluarën.

Hamza ka kërkuar që kjo çështje të qartësohet dhe të trajtohet në një mbledhje tjetër të kabinetit qeveritar.