Takimi i ministrit të Infrastrukturës, Pal lekaj me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Foto: Pal Lekaj/Facebook

Lekaj u premton banorëve se do t'ju paguhen pronat e marra për autostradën Prishtinë - Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj së bashku me kryetarin e Vushtrisë, Xhafer Tahiri është takuar me banorët e zonave që i prek projekti i autostradës, Tre Heronjëve, “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë dhe kanë biseduar në lidhje për problemet e shpronësimit dhe ecurinë e projektit.

Ministri Lekaj ka thënë se janë dakorduar që punimet e këtij projekti të vazhdojnë, sepse është në interes të përgjithshëm që të mos ketë prolongime, dhe në anën tjetër, institucionet përgjegjëse të shlyjnë obligimet e tyre financiare karshi të gjithë që kanë vendime përfundimtare të shpronësimit.

“Ashtu si tre heronjtë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ranë dëshmorë për të mundësuar levijzen e lirë të qytetarëve, pa represion e kërcenime nga regjimi Millosheviçian, edhe ne sot duhet të lejojmë të ndodhë ndërtimi i këtij projekti, që e lidhë Prishtinën me veriun e Kosovës, gjë që është synim i të gjithëve”, ka shkruar ministri Lekaj në Facebook.

Ai ka thënë se ky projekt, do të mundësojë lidhjen ekonomike e sociale të epiqendrës së Kosovës me pjesët tjera të vendit tonë.