Deputetët e LDK-së

LDK kërkon debat parlamentar për ikjen e të rinjve nga Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar për ikjet e qytetareve nga vendi.

Kështu ka njoftuar deputeti i kësaj partie, Fidan Rekaliu.

“Raportet e fundit tregojnë për rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës të cilët po dëshirojnë të largohen nga vendi.  Andaj për të diskutuar për këtë çështje, me përkrahjen e edhe të kolegëve të tjerë deputetë kemi inicuar debat parlamentar me temën “Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës””, ka shkruar deputeti në rrjetin social në “Facebook”.

Ai tutje ka thënë se ekzekutivi i vendit duhet të hartojë një strategji që të parandalojë këto ikje nga Kosova.

“Ky është një shqetësim që na preokupon të gjithëve, andaj shpresoj që të adresohet sa më fuqishëm në mënyrë që të bëjmë presion te Qeveria e Kosovës për të hartuar plane dhe strategji konkrete për përmirësimin këtë gjendje”, ka thënë Rekalia.

Më poshtë keni të plotë postimin e tij në “Facebook”:

“Të nderuar qytetarë,

Prej se kam marrë mandatin e deputetit, gjithmonë jam angazhuar për t’i adresuar hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të vendit tim, në instancën më të lartë të përfaqësimit qytetar.

Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumë qytetarë, veçanërisht të rinj nuk po lënë rrugë pa shfrytëzuar, për të ikur nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë dhe më të dinjitetshme.

Ky fakt shqetësues më ka prekur shumë, sepse hallet dhe problemet e tërinjëve kanë qenë prioritet i punës dhe angazhimit tim ndër vite.

Të dashur miq,

Raportet e fundit tregojnë për rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës të cilët po dëshirojnë të largohen nga vendi.

Andaj për të diskutuar për këtë çështje, me përkrahjen e edhe të kolegëve të tjerë deputetë kemi inicuar debat parlamentar me temën “Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”.

Ky është një shqetësim që na preokupon të gjithëve, andaj shpresoj që të adresohet sa më fuqishëm në mënyrë që të bëjmë presion te Qeveria e Kosovës për të hartuar plane dhe strategji konkrete për përmirësimin këtë gjendje”.