Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2020-2022

Ministria e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë nisurnjë program për reforma në ekonomi.

Në fjalën e tij, ministri i Financave Bedri Hamza ka kërkuar nga të gjitha ministritë që të shtojnë përkushtimin për reforma në ekonomi.

“Është e nevojshme të bëjmë prioritizimet e duhura, barrierat, është qenësor proitorizimi për zgjidhjen e problemeve, kërkoj nga ministritë përgjegjëse t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme. Fjala kyçe e këtij zbatimi duhet të jetë zbatimi. Ne vazhdimësi ky aspekt ka qene negativ në vendin tonë. Nuk mjafton të prezantojmë  vetëm një listë të prioriteteve”, ka thënë ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Në këtë proces institucionet kanë bë punë të madhe në formimin dhe avancimin e këtij dialogu, vlerësimet nga Komisioni Evropian kanë qenë pozitive. Aktivizimi ekonomik dhe punësimi  te femrat dhe të rinjtë, formalizimini ekonomisë dhe shfrytëzimi i energjisë së ripërtërishme”, ka thënë tutje ai.

Në anën tjetër, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se institucionet publike duhet të ulin shpenzimet publike ndërsa ka dhënë edhe kritika.

“Kosova duhet të kontrollojë shpenzimet publike mirëmbajtje të disiplinës fiskale dhe duke ngritur mbikëqyrjen financiare ne ndërmarrje publike. Pritet nga ju reforma në ekonomi dhe të krijoni vende pune të reja. Konkurreshmeria mbetet jo mire, reforma duhet të vazhdoj, Margjinalizimi i grave në vendet e punës mbetet sfidë për ju. Ju ftoj të gjithve që fokusi në dialogun ekonomik të adresohen reformat. Ne besojmë se kjo mund të sjell ndryshme, zhvillimin e sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi”, tha ajo.

Në këtë takim, u tha se rëndësia e reformave në ekonomi duhet të jetë prioritet i institucioneve në vend, ndërsa tha se Lansimi i Procesit për Përgaditjen e Programit të Reformave në Ekonomi 2020-2022 do të avancoj Kosovën dhe ekonominë e saj.