Hapet aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë

Ministria e Financave ka njoftuar se prej sot është hapur aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Aplikimi për këto shtesa mund të bëhet përmes platformës E-Kosova.

Për mbështetjen për lehonat mund të aplikohet KËTU.

Ndërsa për shtesat për fëmijë mund të aplikohet KËTU.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nënat e papuna do përfitojnë nga 170 euro për 6 muaj, kurse ato të punësuara do marrin nga 170 euro për 3 muaj. Kjo pagesë do të bëhet krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

Ndërsa, fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2020 do marrin 20 euro në muaj.

Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

KËTU mund të gjeni mënyrën se të aplikoni për këto skema.