Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kabineti i ministrit të Financave Hekuran Murati
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës drejtohet nga ministri Hekuran Murati.
Murati drejtimin e kësaj ministrie e ka marrë në mars të këtij viti, ndërsa deri më tani në kabinetin e tij janë angazhuar 6 zyrtarë.
KALLXO.com ka kërkuar nga kjo ministri listën e stafit politik të angazhuar në kabinetin e ministrit, Hekuran Murati.
Shefe e kabinetit të ministrit Murati është emëruar Anila Abazi, ndërsa asistente ekzekutive është Antoneta Azemi.
Ministria e Financave ka dy zëvendësministra, Resul Makreshi dhe Ilir Kapiti.
Ndërsa asistent ekzekutive të zëvendësministrave janë Dafina Gashi dhe Bexhet Bajrushi.
Një zëvendësministër në qeverinë e Kosovës merr pagën 1 mijë e 229 euro, ndërsa ministri Murati merr pagën 1 mijë e 321 euro.
KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv/kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit në kabinetet e tyre.
Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre
KALLXO.com do t`i publikoj emrat e zyrtarëve të punësuar në kabinetet e ministrive të Qeverisë së Kosovës.