Kuvendi i Kosovës, 11.04.2019

Kuvendi nuk nis seancën pa prezencën e kryeministrit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i njoftoi deputetët se pa shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në sallë nuk do të vazhdojë seanca.

Edhe pse seanca është thirrur në orën 10:00, Haliti tha se kryeministri Haradinaj ka kërkuar ndjesë se do të votohet 15 minuta.

“Koha është me fillu seancën, si duket praktika po vazhdon me ardh me vonesë. Por duhet të ju njoftoj që kryeministri ka kërkuar ndjesë që do të vonohet 15 minuta. Kështu që deri në ora 10:20 minuta nuk e fillojmë seancën pa ardhur kryeministri”, tha Haliti.

Gjatë seancës të së hënës, nënkryetari Haliti kishte bërë të ditur se interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me moscaktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës, si dhe interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik,  Valdrin Lluka, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC, do të mbahen sot (mërkurë) në ora 10:00.

Vonesat në fillim të seancave dhe mungesa e kuorumit, janë bërë pjesë e pandashme e Kuvendit të Kosovës.

https://kallxo.com/kuvendi-mbyll-punimet-per-sot-seanca-vazhdon-te-merkuren/

.