Arkiv. Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Mungesa e kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Në mungesë kuorumi për të miratuar rendin e ditës, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë në votimin e rendit të ditës.

Të pranishëm nga opozita kanë qenë Ferat Shala nga PDK, Valentina Bunjaku nga LDK dhe deputeti Pal Lekaj nga AAK.

Në rend dite ishte paraparë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Sipas kryesuesit të komisionit, Ferat Shala mbledhja e sotme është fundit për këtë sesion të Kuvendit.

“Nuk ka kuorum. Nuk kalon rendi i ditës. Nëse nuk ka kuroum atëherë me kaq përfundon takimi, shihemi pas vitit të ri në sesionin pranveror”- tha ai.

Sipas rregullores së Kuvendit, sesioni pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar.