Mbledhja e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Kuvendi Nuk i Miraton Rezolutat e VV-së

Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar dy rezolutat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me 29 vota për, 37 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi nuk e votoi rezolutën e VV-së për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Në interpelancën e thirrur nga Vetëvendosje për kodin telefonik shtetëror, shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, më 29 shtator tha se Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik.

http://kallxo.com/mustafa-kosova-ta-kete-kodin-e-vet-telefonik/

Po ashtu, me 28 vota për, 35 kundër dhe 7 abstenime, Kuvendi nuk e miratoi as rezolutën tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje për situatën në veri të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa është përgjigjur në interpelancën e 29 shtatorit për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

Sipas tij, ndryshimet pozitive në veri të vendit janë rezultat i drejtpërdrejt i dialogut të Brukselit.

http://kallxo.com/mustafa-gjendja-ne-veri-eshte-permiresuar-dukshem/