Kuvendi mban seancë komemorative për figurën dhe veprën e Adem Demaçit

Me intonimin e himnit të Kosovës dhe himnit kombëtar, ka filluar seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në seancë është mbajtur një minutë heshtje në kujtim dhe respekt të figurës dhe veprës së tij.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se i gjithë kombi është në pikëllim.

Sipas tij dhimbja është e pa fund ashtu siç është  pafund edhe krenaria për të.

“I gjithë kombi ynë është në pikëllim, kemi humbur njërin prej njerëzve që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetet e fundit. Kemi humbur Adem Demaçin simbolin e gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Veseli.

“Përherë do të jetosh në zemrat tona”, shtoi Veseli.