Komuna e Kaçanikut

Kuvendi i Kaçanikut me Tjetër Kryesues

Kuvendi Komunal i Kaçanikut nga dhjetori i vitit 2017 ka tjetër kryesues. Ai është Kemajl Murseli nga PDK-ja, partia fituese në këtë komunë.

Kryesuesi Murseli është zgjedhur më 20 dhjetor 2017, në ditën kur është betuar edhe kryetari i Komunës Besim Ilazi.

“Anëtarët e Kuvendit në seancën e parë inauguruese e kanë zgjedhur Kemajl Murselin (PDK) për kryesues të Kuvendit të Komunës, ndërsa kundër kandidat ishte Shpend Krusha (VV)”, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Kaçanikut.

Deri në zgjedhjet e fundit lokale, Kuvendi Komunal është kryesuar nga Xhelal Gashi, i cili po ashtu vjen nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky i fundit nuk është zgjedhur as asamblist.

E ndryshime në kabinetin e tij, kryetari Besim Ilazi ka bërë edhe me nënkryetarin Remzi Elezi, i cili po ashtu vjen nga PDK-ja.

Elezi aktualisht nuk ka ndonjë pozitë por është duke pritur të zgjidhet çështja e tij.

“Unë për momentin nuk kam pozitë, besoj që shumë frik definohet çështja ime”, tha Elezi, i cili kërkoi të kursehet në këtë çështje.