Kurteshi: Të Dhunshmit nuk Janë Tanët

“Tash është një grup i të rinjve të papërgjegjshëm që po dëshirojnë me prish, ka shkuar krejt në rregull dhe pa incidente dhe përnjëherë e patë se çka bëjnë,” tha Kurteshi për KALLXO.com.

Ai deklaroi se këta që po gjuajnë janë të shtyrë nga dikush.

“Jemi përpjekur shumë me i ndalu, shumë jemi përpjekë edhe përmes kujdestarëve, por prej kujt janë të shtyrë ne nuk e dimë,” tha Kurteshi.

Ai tregoi se edhe vetë ishte kujdestar i protestës.

“Unë jam njëri prej atyre që jam përkujdesur për sigurinë dhe tashi s’mundesh me i ndalë krejt 50 , 60 apo 70 mijë njerëz dhe lëvizja më e vogël e masës mundet me shkaktu tragjedi dhe kjo ka qenë arsyeja nga të dyja anët mos me pas ndonjë sulm të befasishëm,” shpjegoi Kurteshi.

Sami Kurteshi iu bashkua “Vetëvendosjes” më 26 nëntor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/sami-kurteshi-aderon-ne-vetevendosje/

Dy ditë më vonë pas manifestimit opozitar të 28 nëntorit Kurteshi u lëndua kur policia ndërhyri për ta arrestuar Albin Kurtin.

http://kallxo.com/sami-kurteshi-perfundon-ne-emergjence-ne-diten-e-dyte-si-anetar-i-vv-se/