Blerim Isufaj (djathtas)

Kryesuesi i KPK Mirëpret të Gjeturat e Raportit të BIRN dhe Internews Kosova

Në konferencën e 10-të jubilare të prezantimit të të gjeturave të këtij raporti, Isufaj vlerësoi saktësinë e raportit për mangësitë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në sektorin e prokurorisë.

“Të gjitha rekomandimet janë objektive dhe profesionale.  Raporti thekson mangësi në kapacitete të prokurorëve dhe me të drejtë nxjerr problemin e mungesës se zyrtarëve për informim në të gjitha prokuroritë”, tha Isufaj.

Ai gjithashtu u zotua   se do të punohet rreth problemeve të sistemit të drejtësisë që janë evidentuar në raport.

“Të gjitha këto sfida të përmendura në raport janë duke u diskutuar në këshill bashkë me Kryeprokurorin e shtetit. Do t’i përcjell në këshill të gjeturat e raportit tuaj. Mbetem i përkushtuar që edhe me ndihmën tuaj do punojmë në përmirësimin e sistemit prokurorial”, tha Isufaj

BIRN dhe Internews Kosova kanë organizuar  konferencën e 10-të jubilare në të cilën u publikua Raporti Vjetor i Monitorimit të Gjykatave për vitin 2016.

Ky raport sjell të gjetura faktike të nxjerra nga monitorimi i më shumë se 600 seancave gjyqësore në 26 gjykata të vendit gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë gjykatat themelore, Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme.

http://kallxo.com/raporti-monitorimit-te-gjykatave-vlereson-paraburgimet-ne-kosove/