Pasuria e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kryeprokurori Isufaj ka deklaruar 376 mijë e 200 euro pasuri të paluajtshme për vitin 2023.

Në mesin e pasurisë së paluajtshme ai ka deklaruar shtëpi të cilët e ka vlerësuar 39 mijë e 200 euro.

Po ashtu, Isufaj ka deklaruar edhe një banesë me vlerë 30 mijë euro.

Tutje, Isufaj ka deklaruar edhe livadhe me vlerë 67 mijë euro, arë me vlerë 60 mijë euro, trual me vlerë 60 mijë euro, tokë me vlerë 100 mijë euro dhe pyje me vlerë 20 mijë euro.

Kryeprokurori Isufaj ka deklaruar se fëmija i tij posedon një veturë Volvo në vlerë prej 14 mijë euro.

Së bashku me fëmijën e tij, Isufaj ka gjashtë borxhe në bankë. Të gjashtë borxhet së bashku kapin shifrën prej 70 mijë euro kurse u kanë mbetur pa paguar edhe 25 mijë e 97 e 93 centë.

Isufaj ka deklaruar se ka marrë pagë prej Prokurorisë 36 mijë e 881 euro e 64 centë kurse mëditje në vlerë prej 4 mijë e 369 euro e 79 centë.

Linku i deklarimit të pasurisë së Blerim Isufajt.

Më 06.04.2022, Blerim Isufaj ishte votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit.

Ai ishte nominuar me 11 vota për. Më pas emri i tij kishte shkuar te Zyra e Presidencës për dekretim. Pas më shumë se një viti e gjysmë, presidentja Osmani pati njoftuar se nuk do ta dekretonte atë.

Në një konferencë për media më 17.10.2023, Osmani arsyetoi vendimin duke deklaruar se ka “shkelje masive në këtë proces”.