Pëlqimi për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Radoiçiq, Haxhiu i reagon sërish Isufajt

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar edhe një herë ndaj deklarimit të Kryeprokurorit te Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Ministrja e Drejtësisë ka shtruar një pyetje për Isufajn.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej flet-arresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023” – ka shkruar Albulena Haxhiu në Facebook.

“Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes”- është shprehur ajo.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, të premten në një konferencë për media tha se ai kishte dhënë pëlqimin për të hequr urdhër-arrestin për Millan Radoiçiqin.

“Pa mirtaimin tim s`kish mujt me ndodhë, s’diskutohet kjo, unë e kam dhanë pëlqimin por arsyet pse e kam dhanë {pëlqimin} nuk mund t`i bëjë publik, pikë” – tha Isufaj në konferencë për media.

Ministrja Haxhiu i kërkoi të përgjigjet pse u tërhoq ky urdhër-arrest.

Ministrja Haxhiu reagon pas deklaratave të Blerim Isufajt që tregoi se ai dha pëlqimin për ta hequr urdhër-arrestin ndaj Radoiçiqit

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku është vrarë zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Rënia e një miti – Radoiçiq dhe viti i tij i mbrapshtë