Kryeprokurori i Speciales: S`ka Njerëz të Paprekshëm

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësor për liberalizim, me theks në rastet e shenjëstruara për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, Reshat Millaku, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka deklaruar se nuk ka njerëz të paprekshëm dhe se askush nuk do të mund të pengojë punën e tyre për të sjellë para drejtësisë ata që kanë rënë ndesh me ligjet.

“Kemi shenjëstruar të gjitha ato raste [të rënda] me dhanë pasqyrë e apel që nuk ka njerëz të paprekshëm. Jemi të interesuar me shenjëstru raste më të rënda”, tha Millaku.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” , ai tha se kur e mori detyrën e koordinatorit të KPK-së për rastet e shenjëstruara, ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore që të dërgojnë të gjitha lëndët/rastet e korrupsionit për të pasur një data-bazë me këto raste.

Emisionin, të plotë, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: