Kryeministri Uron Komunitetin Rom Për Ditën Ndërkombëtare Të Tyre

Në ditën botërore të Romëve, Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar komunitetin rom për ditën ndërkombëtare të tyre.

Haradinaj tha se është hartuar strategjia dhe është koha për implementimin e saj, me zbatimin e të cilës do të ketë përkrahje për komunitetin rom.

“Me zbatimin e saj do të gjejmë jo vetëm përkrahjen por edhe vullnetin e ndërsjellë të gjitha niveleve të instiucioneve, duke përfshirë edhe ato komunale, në mënyrë që fëmijët rom kur të fillojnë shkollimin të jenë të përkrahur edhe në tekste, por edhe në mundësinë që të mund të mësojnë në gjuhën e tyre” tha Haradinaj.

Ndërsa Albert Kinolli, Kryetar i Partisë së Romëve në Kosovë tha se janë të kënaqur që festa e tyre festohet tradicionalisht në Kosovë.

“Ne si komunitet rom kemi nderin si qytetar të Kosovës,  si kategori kushtetuese dhe pjesë e Qeverisë së Kosovës tradicionalisht,  me përkrahjen e Qeverisë në mënyrë institucionale të festojmë  ditën e romëve” tha Kinolli.

Ai shtoi se për fat të keq, romët e Kosovës dallojnë nga ata të rajonit dhe romët që jetojnë në regjion sepse  janë të vetmit që në mënyrë institucionale dhe dijnitoze e festojnë këtë ditë.