Ilustrimi: Kallxo.com

Kryeauditori kundër auditimit të partive politike

Shefi i Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë, Besnik Osmani tha se auditimi i partive politike nuk është ide e mirë për institucionin që e udhëheq.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Osmani tha duhet një mekanizëm tjetër që do t’i auditonte financat e partive politike.

“Është çështje e kompetencës profesionale. Unë kam qenë kundër auditimit të partive politike nga ZKA, vazhdoj ta mbaj këtë mendim. Nuk është praktikë ndërkombëtare në vendet e BE-së, është praktikë në disa shtete të regjionit që nuk ka rezultuar e suksesshme”, tha ai.

Ai shtoi se një auditim i partive nga ZKA mund të rrezikoj pavarësinë e këtij institucioni.

“Nëse partitë politike do të auditohen nga Zyra Kombëtare e Auditimit, unë mendoj fuqishëm që ne rrezikojmë kredibilitetin dhe integritetin  e kësaj zyre. Ne kemi prioritete të tjera, si ta ruajmë buxhetin e shtetit, është vështirë që të auditosh partitë politike dhe pastaj të raportosh tek partitë politike për punën tënde’, tha ai.

Në këtë intervistë Osmani flet edhe për 15 vjetorin e ZKA-së,  auditimin e ndërmarrjeve, partive politike, borxhin publik etj…

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: