Ilustrim

Kroacia është çerekfinalisti i ri i Botërorit

Kroacia është çerekfinalisti i ri i Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kroacia fitoi ndaj Danimarkës pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati ishte i barabartë edhe pas vazhdimeve 1-1.

Dy golat u shënuan në 4 minutat e parë të pjesë së parë.

Duhet përmendur se Luka Modriq e humbi një penallti në minutat e fundit të vazhdimeve.

Gjatë penalltive, tre lojtarë të Danimarkës dhe dy të Kroacisë nuk shënuan.