Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

KQZ pa mandat, asambletë komunale pa asamblistë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbetur i bllokuar tash e gjashtë muaj për shkak se anëtarëve të saj u ka kaluar mandati dhe ata nuk janë zëvendvsuar me të rinj.

Meqë në zgjedhjet e fundit parlamentare, si asnjëherë më parë ishin formuar koalicione parazgjedhore, kjo po i nxjerr probleme institucionit që i organizon zgjedhjet.

Deri më tani janë mbi 20 kërkesa për zëvendësim të asamblistëve në Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës, të cilat nuk po mund të shqyrtohen për shkak të mosfunksionimit të KQZ-së.

“Deri më tani kemi në pritje më shumë se 20 kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve nga Kuvende të ndryshme Komunale”, tha për KALLXO.com, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në lidhje me problemet në KQZ, Presidenti Thaçi muaj më parë kishe kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo kjo e fundit ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim.

https://kallxo.com/anetaret-e-kqz-se-pa-mandat-vezhgojne-zgjedhje-ne-vende-te-tjera/

Në anën tjetër, ditë më parë, Albert Krasniqi nga KDI tha për KALLXO.com se në rast të shkuarjes në zgjedhje do të Kosova do të përballej me bllokadë institucionale për shkak të mos-funskionalitetit të KQZ-së.

“Përkrahja eventuale e një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë, në kohën kur KQZ nuk është funksionale, do të çonte në bllokim të institucioneve, ndërsa Presidenti do të mbetej i vetmi me mandat legjitim”, tha tutje Krasniqi për KALLXO.com

https://kallxo.com/kryesuesja-dhe-anetaret-e-kqz-se-ne-diten-e-fundit-te-mandatit/