Pamje nga mbledhja e sotme e Kuvendit të Komunës së Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Komuna Ndihmon me 10.000 Euro Fermerin që iu Dogj Ferma

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka vendosur ta ndihmojë me 10.000 euro fermerin Fadil Gashi nga Mramori, të cilit i është djegur ferma.

Në mbledhjen e sotme janë aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Në mesin e nëntë pikave ishte edhe Propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë ndërmarrjes publike komunale ‘’Hortikultura’’ dhe Propozim-rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifat, ngarkesat dhe gjoba komunale.

Pjesë e kësaj mbledhjeje nuk ishte kryetari I Komunës, Shpend Ahmeti.