Komuna Mohon se po Liron Sheshet për Protestën

Zyrtari për informim i Komunës së Prishtinës Erzen Vraniqi tha se heqja e zbukurimeve dhe tregut nuk ka të bëjë me protestën e nesërme, por kaq ishte afati i tyre.

“Afati për t’u mbajtur zbukurimet dhe shtëpizat e tregut në shesh ishte deri më 8 janar,”tha Vraniqi.

Dy sheshet e Prishtinës “ Skënderbeu” dhe “ Zahir Pajaziti”, u zbukuruan nga Komuna e Prishtinës.

b5c4d8669e9511eac66d65d0bfbf4e48ba583d46e6b575ff18f47df15cd9df11 c700696ec27021e87e1a4e2e14966ae6ac25369af063bf5b1ddc8d91830c90cf fe7ae26f9f83e6c8800ba89de7aa1825c3284eb06f99954c2ee97756366d1704

Opozita nesër do të mbajë një protestë në Prishtinë ku pritet të kërkojë dorëheqjen e qeverisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015 që parimet e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe i konsideron jo krejtësisht në pajtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës.