Facebook

Komuna e Skenderajt do të mbulojë shpenzimet e varrimit për qytetarët e saj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se nga sot do t`ju mbulohen shpenzimet financiare dhe organizimi teknik në rastet e  vdekjeve për qytetarët e kësaj komune.

“Nga sot, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes, nuk do të ketë edhe barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik, si dhe shpenzimet financiare për varrim”, ka njoftuar Jashari në rrjetin social ‘Facebook’.

I pari i Skenderaj ka njoftuar se kjo është bërë me një planifikim të mirë të buxhetit duke siguruar mjetet financiare për t’i mbuluar shpenzimet e domosdoshme.