Komuna e Prizrenit furnizon Biblotekën e Qytetit me libra

Kryetari i Prizrneit Mytaher Haskuka ka bërë me dije se komuna ka furnizuar Biblotekën e Qytetit me 2843 libra.

Këto libra sipas Haskukës janë prej lëmive të ndryshme, duke filluar nga lektyrat shkollore e deri tek librat shkencorë, që do t’i shërbejnë nxënësve, studentëve, por edhe gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit.

“Këto libra përveq që gjenden në Biblotekën e Qytetit në Prizren, e cila gjende tnë Shtëpinë e Kulturës  “Xhemajli Berisha”, këto libra do të jenë në dispozicion edhe të lexuesve në bibliotekat e fshatit Gjonaj, Zym, si dhe lexuesve të 22 fshatrave të komunës nëpërmjet shërbimit të Libërbusit” thuhet në njoftim

Haskuka ka theksuar se kjo është hera e parë që Biblioteka e Qytetit furnizohet me libra nga ana e Komunës së Prizrenit, më saktësisht furnizimi me libra është mundësuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq përzgjedhja e titujve është bazuar sipas kërkesave të lexuesve të rregullt të Bibliotekës.

Dje, BIRN ka publikuar hulumtimin lidhur me mbylljen drastike të bibliotekave në Kosovë dhe investimin e vogël në libra dhe hapësira të leximit në Kosovë.