Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sanohet defekti elektrik, Biblioteka Kombëtare rikthen shërbimet

Biblioteka Kombëtare e Kosovë, “Pjetër Bogdani”, ka rikthyer shërbimet dhe procesin e punës pas sanimit të defektit elektrik.

Për shkak të një defekti elektrik, që nga dita e djeshme, kjo bibliotekë ishte e detyruar të pezullojë shërbimet për lexuesit dhe ishe bllokuar edhe procesi i punës brenda bibliotekës.

Drejtori i BK-së, “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku a thënë për KALLXO.com se rreth mesditës së sotme është sanuar defekti dhe përveç, stopimit të procesit të punës, si rrjedhojë në bibliotekë dhe tek shërbimi i lexuesve nuk janë shënuar dëme.

“Presim të kemi një ekspertizë për të parë gjendjen nëse duhet të ndërhyhet në sistemin elektrik”, ka thënë ai.