Pamje nga Ekspozita multietnike. Foto: KALLXO.com.

Një ekspozitë multietnike hapet në Bibliotekën Kombëtare

Një ekspozitë kolektive multietnike është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Kjo ekspozitë, e kuruar nga Ilir Muharremi, simbolizon integrimin e kulturave të komuniteteve në Kosovë.

“Qëllim i hapjes së kësaj ekspozitës kolektive multietnike është që përmes pikturës të pasqyrohen elemente të ndryshme të traditave kulturore të komuniteteve”, ka thënë Muharremi, për KALLXO.com.

Realizimi i kësaj ekspozite është mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në hollin e Bibliotekës deri më 11 mars 2022.

Artistët pjesëmarrës: Albiona Berisha, Aylin H. Birvenik, Besim Gashi, Bajram Mehmeti, Daut Hamolar, Drilosh Shoshi, Diella Valla, Farija Mehmeti, Hajrush Fazliu, Haxhi Kastrati, Meli Zenku, Naim Spahiu, Rifat Kasapolli, Sadri Morina, Taulant Qerkini – Tak, Tomislav Trifiç.