Masat e reja, lejohet puna e teatrove dhe kinemave

Nga e hëna, bazuar në masat e reja antiCOVID-19 të Qeverisë së Kosovës, do të lejohet puna e institucioneve kulturore në gjithë vendin.

Sipas vendimit qeveritar për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, këto institucione do të lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës së objektit përkatës.

“Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse”, thuhet në vendimin e ri të Qeverisë për masat antiCOVID-19.

Por, për të parë shfaqet apo shfrytëzuar shërbimet e këtyre institucioneve, publiku apo shfrytëzuesit duhet të posedojnë dëshminë pikës  2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.4, të vendimit të Qeverisë për masa e reja kundër coronavirusit.