Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Prishtinës është duke hartuar rregullore për taksitë

Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një rregullore për taksitë përmes së cilës do të specifikohen kriteret për ushtrimit e kësaj veprimtarie. 

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com edhe Miranda Mullafazliu, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës është në proces të hartimit të rregullores për autotaxi, përmes së cilës do të specifikohen të gjitha kushtet dhe kriteret të cilat nevojiten për ushtrimin e kësaj veprimtarie”, ka thënë Mullafazliu në përgjigjen e saj.

Komuna e Prishtinës, ditët e fundit ka ndërmarrë disa aksione për të gjobitur takistë ilegalë, të cilët qarkullojnë nëpër rrugët e Prishtinës.

Që nga data 22 e këtij muaji, pesë ekipe të Inspeksionit janë angazhuar nga Komuna e Prishtinës për të ndaluar qarkullimin e taksive ilegalë.

Ndërsa kryetari Shpend Ahmeti ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, se aksioni do të vazhdojë deri në ‘normalizimin e situatës’.

Për arsye të vështirësive financiare, Komuna e Prishtinës ia kishte paguar Trafikut Urban në janar të këtij viti, këstin prej 500 mijë eurove, për kredinë që këta të fundit e kanë marrë nga BERZh-i në vitin 2016, në vlerë prej 10 milionë eurove, për blerjen e 51 autobusëve të rinj.

Taksitë ilegalë janë parë  shpesh herë si pengesë për zhvillimin e ‘Trafikut Urban’, pasi kanë vepruar ilegalisht, ndërsa në lidhje me këtë çështje nga ‘Trafiku Urban’, nuk ka pranuar të deklarohen, me arsyetimin se kryeshefi ekzekutiv është përgjigjur disa herë në pyetje të njëjta në lidhje me këtë temë. 

https://kallxo.com/trafiku-urban-nuk-arrin-ta-paguaje-kestin-per-autobuset-pagesen-e-kryen-komuna-e-prishtines/