Komuna e Prishtinës do të huazoj naftë për kompaninë ‘Pastrimi’ që t’i largoj mbeturinat

Dita e sotme e ka zbardhur  kryeqytetin me mbeturina në çdo pjesë. Kjo për pasojë që Kompania ‘Pastrimi’ nuk i ka pastruar mbeturinat në kontejnerët e vendosur nëpër lagje.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në “Facebook” për këtë problem. Ai ka thënë se bllokimi i llogarive të Kompanisë “Pastrimi” është bërë nga Deponia.

“Për çudi, tani Deponia (kompani e qeverisë) e ka dërgu Pastrimin (kompani regjionale) në përmbarim dhe ia ka blloku llogaritë bankare me që rast e ka lënë kompaninë edhe pa naftë. Po ashtu ka tërhjekë nje shumë të konsiderueshme të mjeteve. Për këtë arsye është rrezikuar mbledhja e mbeturinave në krejt komunat në regjionin e Prishtinës”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

Ai ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje edhe nga Qeveria e Kosovës, për, siç ka thënë ai, mos rrezikimin e shëndetit të qytetarëve.

“Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Nuk ka kuptim që një kompani publike të rrezikojë shëndetin e qindra mija qytetarëve. Po ashtu nuk ka kuptim që qytetarët në këtë mënyrë të paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë Pastrimi për shumë vite”, deklaroi në “Facebook” Ahmeti.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Kompania Pastrimi është kompani regjionale që bën mbledhjen e mbeturinave për disa komuna në regjionin e Prishtinës. Mbeturinat e Pastrimit dërgohen në Deponinë në Mirash e cila menaxhohet nga niveli qendror, pra nga Qeveria e Republikes së Kosovës.

Për largimin e mbeturinave në deponi Pastrimi i paguan para deponisë. Para vitit 2012 Pastrimi nuk i ka paguar me rregull dhe ka kriju borxh prej mbi 1 milion euro.

Për çudi, tani Deponia (kompani e qeverisë) e ka dërgu Pastrimin (kompani regjionale) në përmbarim dhe ia ka blloku llogaritë bankare me që rast e ka lënë kompaninë edhe pa naftë. Po ashtu ka tërhjekë nje shumë të konsiderueshme të mjeteve. Për këtë arsye është rrezikuar mbledhja e mbeturinave në krejt komunat në regjionin e Prishtinës.

Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Nuk ka kuptim që një kompani publike të rrezikojë shëndetin e qindra mija qytetarëve. Po ashtu nuk ka kuptim që qytetarët në këtë mënyrë të paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë Pastrimi për shumë vite.

Shpresojmë se kjo nuk po bëhet për arsye politike.

Komuna e Prishtinës në mënyrë emergjente do të huazojë naftë për kompaninë por kjo situatë është e paqëmdrueshme.