Ilustrim

Sulmoi fizikisht personin me të cilin u aksidentua, arrestohet i dyshuari në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Tek ura në Milloshevë, përgjatë rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve.

Pas aksidentit, i dyshuari me nënshtetësi gjermane ka sulmuar fizikisht viktimën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thekson Policia.