Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Grabitet një këmbimore në Prishtinë

Një grabitje nën kërcënim të armës ka ndodhur rreth orës 10:00 në një këmbimore në lagjen ‘Tophane’ në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti bëri të ditur se në këtë këmbimore janë grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash” – tha Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje, ajo theksoi se Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.