Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës publikon kontratat

Komuna e Mitrovicës ka filluar publikimin e kontratave të lidhura me bizneset.

Në njoftimin e komunës thuhet se publikimi i kontratave është bërë me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë që qytetarët e komunës të jenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

“Për herë të parë kontratat e komunës do të jenë publike si të plota. Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftim thuhet se publikimi i kontratave të lidhura me operatorët ekonomik e rrit besimin e qytetarëve lidhur me punën e komunës së Mitrovicës.

Publikimi i kontratave që komuna e Mitrovicës ka lidhur me operatorët ekonomik është bërë në rubrikën: Prokurimi në faqen e komunës.