Blerjet e dyshimta nga komunat e Kosovës - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet hulumtimi “Blerjet e dyshimta” për keqpërdorimet e parasë publike përmes kontratave të cilat përmbajnë produkte me çmime jonormalisht të ulëta.

Hulumtuesit e KALLXO.com kanë analizuar kontratat e lidhura për furnizim me materiale nga Komuna e Kamenicës dhe Komuna e Mitrovicës.

Si u kontraktuan shtyllat e ndriçimit për 1 euro në Kamenicë?

Si u kontraktuan siguresat e rrymës me 10 centë?

Çfarë ulëse planifikon Komuna e Mitrovicës të blejë me 1,5 euro?

Si u tenderuan trëndafilat me 10 centë?

Në emision, përfaqësuesit e këtyre komunave do të tregojnë se pse janë lidhur kontrata të tilla ndërsa anëtarë të shoqërisë civile do të sqarojnë se pse ndodh ky fenomen dhe se çka fshihet pas këtyre kontratave që në letra janë në rregull.