FOTO: Komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit ri-asfalton rrugën e fshatit Beleg

Komuna e Deçanit sot ka ri-asfaltuar rrugën e fshatit Beleg në gjatësi prej 1100 metrave.

Punimet nga afër i kanë përcjellë Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, dhe banorët e fshatit Beleg, bëri të ditur njoftimi i Komunës se Deçanit.

Zyra e informimit në komunën e Deçanit njofton se kryetari Ramosaj, ka theksuar se ky projekt ka rendësi të veçantë për banorët e fshatit Beleg dhe fshatrave tjera që frekuentojnë ketë rrugë.

Po ashtu, Ramosaj citohet të ketë thënë se edhe problemi me ujërat e zeza i këtij fshati është zgjidhur njëkohësisht.

Ri-asfaltimi i rrugës në brendi të fshatit Beleg në gjatës prej 1100 metrave është investimi Komunës se Deçanit, thuhet në njoftimin e zyrës për informim në komunën e Deçanit.