Prapa grilave - Ilustrim

Kodi i ri Penal - Kujdes, nëse blini sende të vjedhura dënoheni me burg deri në 4 vjet

Duke e parë që dukuria e vjedhjeve dhe e grabitjeve është trend në rritje në Kosovë, shpeshherë kryesit e këtyre veprave mund t’ju ofrojnë për shitje këto sende të cilat mund t`i kenë përfituar me vepra të ndryshme penale.

Mirëpo, blerja e tyre është vepër e cila sanksionohet me burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kodi i ri Penal i cili pritet të hyj në fuqi parasheh dënim me burgim deri në 4 vite për secilin qytetar që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër e siguron sendin për të cilin e di se është përfituar me ndonjë vepër penale.

Andaj nëse ju ofrohet ndonjë send i tillë i cili dyshohet të jetë përfituar me ndonjë vepër penale bëni mirë që t`i njoftoni organet e rendit, sepse nëse i blini apo pranoni ato sende rrezikoni të dënoheni deri në katër vite burgim.

  1. Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën e di se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej një (1) deri në katër (4) vjet.
  2. Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
  3. Nëse sendi apo pasuria ka vlerë më pak se dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet