Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Prishtinë

Një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Laura Shamani” në Prishtinë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Në 24 orët e fundit, një vjedhje e ngjashme e parave dhe stolive arit ka ndodhur edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Armë, para e ari u vodhën në një shtëpi në Vushtrri, policia po heton rastin