Muzeu i Vushtrrisë, Foto: KALLXO.com

Vjedhja në Muzeun e Vushtrrisë, flet Prokuroria e Mitrovicës

Prokuroria e Mitrovicës ka konfirmuar se po heton vjedhjen e disa gëzhojave të fishekëve të kohës së luftës, që i përkisnin Muzeut të Vushtrrisë.

Sipas Prokurorisë, për këtë vjedhje është njoftuar prokurori dhe është hapur rast.

“Prokuroria dhe policia janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë, për KALLXO.com.

KALLX.com, dje ka raportuar se një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të dyshuar kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës.

Sipas Policisë, e njëjta ka thënë se të dyshuarit e panjohur me forcë kanë depërtuar në muze.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2023.