Ilustrim

Dyshohet se vodhi rreth 3 mijë euro në tregun e Istogut, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili dyshohet se vodhi rreth 3 mijë euro në tregun që mbahet çdo të enjte në Istog.

“Gjatë këtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej: Dymjijё e tetëqind e pesёmbёdhjetё (2815) euro; Njëqind e njëzet (120) dollar Amerikan; Njёzet (20) franga Zvicerane”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se janë raportuar 5 raste të vjedhjeve në këtë treg.

Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet B.G.(1978), është recidivist i veprave penale “Vjedhje”.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është nën hetim.