Ilustrim

Klinë: Gjuajte me armë për ta parandaluar vjedhjen

Janë arrestuar dy të dyshuar burra pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave të tjerë viktima.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar edhe njëri nga viktimat tani i dyshuar, pasi që i njëjti me qëllim të parandalimit të vjedhjes ka shtënë dy herë me pistoletë, e cila është konfiskuar se bashku me 76 fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.