Pamje nga mbledhja e sotme e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Kjo Është Përqindja e Votuesve në Istog Deri në Ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë lidhur me rivotimin e rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 14 mijë e 160 votues apo 28.81%.

Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 11 mijë  e 827 votues apo 24.80%.

Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut po votojnë sot për kryetarin e tyre.

Në garë janë Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Votimi i sotëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.

Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.

Pas balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e balotazhit.