Foto: FFK

Kjo Është Lista e Futbollistëve të Kosovës për Dy Ndeshjet Miqësore

Përzgjedhësi i ri i kombëtares së futbollit të Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që Kosova do të luaj në Francë, kundër Madagaskarit më 24 mars dhe më 27 mars kundër Burkina Fasos.

Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të kombëtares së Kosovës, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, i cili për këto dy ndeshje ka ftuar 23 futbollistë, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj, ndërkohë Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Lista e futbollistëve për ndeshjet miqësore Kosovë – Madagaskar dhe Kosovë – Burkina Faso:

Portierë:

Samir Ujkani (UC Cremonese)

Bledar Hajdini (KF Trepça’89)

Faton Maloku (KF Feronikeli)

Mbrojtës

Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb)

Leart Paqarada (SV Sandhausen)

Mërgim Vojvoda (R.Mouscron)

Ardin Dallku (FC VOrskla Poltava)

Fidan Aliti (KS SKënderbeu)

Lirim Kastrati (AS Roma U21)

Benjamin Kololli (FC Laussane)

Alban Pnishi (Grasshoper)

Mesfushorë

Hekuran Kryeziu (FC Luzern)

Idriz Voca (FC Luzern)

Herolind Shala (Lyngby Boldklub)

Gjelbrim Taipi (Grasshoper)

Edon Zhegrova (KRC Genk)

Arbër Zeneli (FC Herenven)

Bernard Berisha (FC Akhmat)

Bersant Celina (Ipswich Town FC)

Milot Rashica (SV Werder Bremen)

Sulmues

Elbasan Rashani (Odds BK)

Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)

Vedat Muriqi (Caykur Rizespor)