KFOR-i flet për sigurinë në vend

Forcat paqeruajtëse në Kosovë, KFOR ka treguar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend pas ngjarjeve të fundit.

Kuvendi i Kosovës dje miratoi tri projektligje që e fillojnë tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Pas kësaj, pati mbledhime të vogla dhe deklarata kundërshtuese në very të Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, KFOR ka thënë se nuk ka vend për shqetësim.

“Gjendja është nën kontroll në gjithë Kosovë. Nuk janë raportuar tensione askund.Nuk ka vend për shqetësim, nuk ka kërcënim ndaj sigurisë.Sidoqoftë, KFOR-i vazhdon me realizimin e detyrave të veta në garantimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nr. 1244”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.