Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Foto: REL/AFP

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për dhunën seksuale në konflikte

Në një seancë të nivelit të lartë të ftuar nga Gjermania dhe Franca, Këshilli i Sigurimit i OKB është duke diskutuar për dhunën seksuale në konflikte.

Ditë më parë ka dale edhe raporti për dhunën seksuale i Sekretarit të Përgjithshëm te OKB-së, në të cilin dhuna seksuale në Kosovë gjatë luftës nuk është përfshirë fare.

Në këtë sesion po marrin pjesë ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqija dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndjekim një deklaratë të Konsulles së përgjithshme te Kosovës në Nju Jork, ambasadores Teuta Sahatqija./21Media