Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Sonte në Kallxo Pernime historia e ngacmimit seksual të një nxënëse në Malishevë
Sonte në emisionin “KALLXO Pernime” do të diskutohet në lidhje me vendimin skandaloz të Gjykatës së Pejës për dhunimin e 15-vjeçares.
Poashtu në KALLXO Pernime do të publikohet storja e ngacmimit seksual në një shkollë të Malishevës.
Si është e mundur të nxjerrët një vendim i tillë për rastin e dhunimit të 15-vjecares?
A mund të rishqyrtohet rasti i saj dhe çka nënkupton ky dënim për viktimat e dhunimit?
A mund të kompensohet viktima?
Çka mund të ndodh me gjyqtaren dhe prokuroren e rastit?
Si ndodhi ngacmimi në këtë shkollë nga ana e profesorit dhe si u vendos rasti nga ana e Prokurorisë?
A kanë mësimdhënësit një kod etik për punën e tyre?
Për këto dhe shumë të tjera do të diskutohen me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, udhëheqësin e divizionit për kompensimin e viktimave Flamur Çerkini, aktivisten Leonida Molliqaj dhe juristin e KALLXO.com, Kastriot Berisha.
Emisioni shfaqet në 20:30 në RTV Dukagjini dhe në facebook të KALLXO.com.