Foto: Ilustrim

Kapet kontrabanda e kafshëve

Janël konfiskuar  11 krerë gjedhë që po tentoheshin të kontrabandoheshin.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili është zënë duke kontrabanduar kafshë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40 në rrugën Pogragje-Sllubice, në Gjilan.

Sipas policisë, janë konfiskuar rreth 11 krerë gjedhe për të cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës.

Ndërkaq  policia ka njoftuar se është konfiskuar edhe kamioni me të cilin i dyshuari ka qenë duke i kontrabanduar kafshët.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.