Parandalohet futja kontrabandë e një telefoni ‘iPhone’ në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Oficerët korrektues kanë parandaluar futjen kontrabandë të një “iPhone”-i në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar “iPhon”-in brenda një TV-je, i sjellë nga një vizitor.

“I burgosuri ndaj të cilit ishte dedikuar iPhon-i është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Vizita është anuluar dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”- thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK thotë se do të vazhdojë luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.